Tërmeti, rikthehen inspektimet në terren

Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ka vendosur që të ketë një rivlerësim të dëmeve për banesat e dëmtuara rëndë. Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare sqarohet se për objektet e dëmtuara rëndë nga tërmeti, do të kryhet edhe njëherë inspektimi, por këtë herë kostot e kryerjes së shërbimit do të kalojnë në ngarkim të vetë banorëve. Qytetarët që banesat e të cilëve janë në shkallën e katërt ose të pestë të dëmtimit u duhet të paguajnë.

-Dokumentim gjeometrik 150 lekë/m2
-Aktekspertiza 40 lekë/m2
-Provat laboratorike 200 lekë/m2
-Studimit të thelluar 300 lekë/m2

-Projekti i ndërhyrjeve rehabilituese 200 lekë/m2 890 lek

Analiza do të përfshijë studimin gjeometrik, studimin e materialit të përdorur, qëndrueshmërinë sizmike dhe studimin e dokumentacionit. Kjo aktekspertizë e thelluar, sipas vendimit të qeverisë do t’i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e opononencës, ndërsa procesin do ta realizojnë njësitë e qeverisjes vendore.

Ministri i Rindërtimin, Arben Ahmetaj pohoi se janë inspektuar 48 mijë banesa, por nuk njoftoi se për banesat e dëmtuara rëndë do të ketë kosto për vetë qytetarët. Kryeministri i vendit, Edi Rama theksoi se qytetarët e dëmtuar duhet të raportojnë dëmet e tërmetit në platformën online për rindërtimin, ndërsa paralajmëroi goditje të fortë për ata persona që do tentojnë të kryejnë abuzime. Shefi i qeverisë tha se është ngritur një grup i posaçëm, i cili do të kryejë dhe do të verifikojë çdo deklarim të bërë nga qytetarët mbi pasojat dhe dëmet e tërmetit.

SHKARKO APP