Tërmeti shkatërroi shkollën në Sukth, PD akuza bashkisë: Prokuroria të nisë hetimet, u rikonstruktua me 70 milionë lekë

Shembja dhe dëmtimi nga tërmeti i dhjetëra shkollave të reja apo të rikonstruktua së fundmi ka nxjerrë në pah abuzimet dhe vjedhjet në bashkitë kryesore të vendit. Pas shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, Partia Demokratike denoncoi njërën prej tyre, shkollën e Mesme të Bashkuar “Ismet Nanushi”, në Sukth, pjesë e Bashkisë së Durrësit.

Ish deputetet e PD, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Xhemal Gjunkshi ditën e sotme kanë vizituar shkollën e Mesme të Bashkuar “Ismet Nanushi”, në Sukth, pjesë e Bashkisë së Durrësit e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Strazimirit shkollës i është vënë kryqi i kur duke treguar rrezikshmëri të lartë, megjithëse për rikonstruksionin e saj u shpenzuan dhjetëra milionë lekë.

Ndër të tjera Strazimiri deklaroi se shembja dhe dëmtimi i shkollave të reja apo të rikonstruktuara nga tëremti ka nxjerrë në pah abuzimet dhe vjedhjet në bashkitë kryesore të vendit.

“Shkolla është rikonstruktuar para një viti me një fond rreth 70 milionë lekë, por për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, është dëmtuar rëndë. Nuk ka as informacion cila është firma që ka bërë punimet dhe as kush e ka marrë në dorëzim, bashkia apo drejtuesit e shkollës. Nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë orarit të mësimit dhe jo në 4 të mëngjesit, do të kishte bërë një masakër të fëmijëve të Sukthit. “ – u shpreh Gent Strazimiri.

Në emër të Partisë Demokratike, Strazimiri kërkoi nisjen e hetimeve për të çuar para drejtësisë këdo që, për të vjedhur, ka vënë në rrezik, jetën e fëmijëve në shkollën “Ismet Nanushi” në Sukth.

“Mendoj që është një rast flagrant i abuzimit financiar, një rast flagrant i përqeshjes me jetët e njerëzve, edhe në keq akoma, me jetët e fëmijëve. Prokuroria duhet të konsiderojë nisjen e një hetimi për të gjetur autorët e kësaj grabitjeje, që, nëse nuk do t’i kishte ruajtur Zoti, do të kishte sjellë tragjedi për fëmijët.”- tha Gent Strazimiri.

Tërmeti shkatërroi shkollën në Sukth, Strazimiri akuza bashkisë: Prokuroria të nisë hetimet

SHKARKO APP