Tërmeti “shkund” Janinën dhe zonat përreth në Greqi
Aktualitet Bota E Hënë, 6 Prill 2026 10:06
Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 6 prillit në Janinë.
Epiqendra e lëkundjes sizmike ishte rreth 2 kilometra në jugperëndim të Asprangeli, ndërsa thellësia u regjistrua në 5 kilometra.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.
KOHA JONË SONDAZH

