Tërmeti shtyn afatin e dorëzimit të inventarit për bizneset! Afati i ri 10 janar 2020

Për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit të datës 26 nëntor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije shtyrjen e afatit për dorëzimin e inventarit analitik për në datën 10 janar 2020.

Bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, tatimpaguesit duhet të depozitojnë inventarin analitik të datës 31.12.2019.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë. Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 10.1.2020. Tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari” njoftojnë Tatimet.

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor brenda afateve e të shmangin penalitetet.

SCAN

SHKARKO APP