Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Shahini firmos urdhrin, nxënësit e këtyre shkollave mësim edhe të shtunën

Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.

Për pasojë, nisur nga pushimet që nxënësit e këtyre shkollave bënë pas tërmetit, Ministria ka urdhëruar që këto ditë të zëvendësohen me të shtunat, duke filluar nga 25 janari e në vijim, deri më 28 mars.

Kështu, në urdhrin që “BalkanWeb” sjell më poshtë, thuhet që në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, zëvendësimi do të bëhet në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?