Tërmeti tragjik/Shemben 7 pallate në Laç, 300 banesa të dëmtuara
Qyteti i Laçit është kthyer në një zonë inertesh, për shkak të shembjeve të vazhdueshme të pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Deri më tani janë shembur 7 nga pallatet e shpallura të pabanueshëm. Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha se procesi vijon pa pushim dhe se shumë shpejt godinat e rrezikshme do të shemben. Sa i përket banorëve që jetonin në pallatet që po shemben, një pjesë e tyre janë sistemuar në hotelet e Shëngjinit, ndërsa për pjesën tjetër po jepen bonueset e qirasë. Mbi 300 banesa janë dëmtuar në zonat rurale, ku për pjesën më të madhe të tyre janë vendosur çadra dimërore pasi nuk mund të largohen për shkak të bagëtisë.