Tërmeti tragjik/Zbulohet si do llogaritet sipërfaqja e shtëpive që do të rindërtohen
Të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë regjistruar për të përfituar nga program i rindërtimit duke ndjekur procedurat do të kompensohen sipas përcaktimeve ligjore. Një vendim i qeverisë që mban datën 24 dhjetor 2019 “Për përcaktimin e rregullave të kategorive prioritare, masës së2 përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe p[procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”.
Vendimi sqaron se aplikimi për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit sipas parashikimeve të këtij vendimi bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve.
”Aplikimi paraqitet drejtpërdrejt nëstrukturën/at përgjegjëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore ose në zyrën e qëndrimit me një ndalesë të njësisë së vetëqeverisjes vendore, në rast se ka një të tillë. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të vendosin që këto kërkesa të paraqiten pranë njësive administrative ku individët kanë vendbanimin”. Vendim detajon si veprohet në rastet kur ka pasaktësi si dhe rolin që luajnë njësitë vendore për të informuar qytetarët.
Sipërfaqja e banesës së re
Vendimi përcakton se familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave (pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimit të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. “Struktura e njësisë së banimit (apartament), që i kalohet në pronësi përfituesve në ndërtesat e reja që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Strukturë njësie në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës në numër dhomash, kuzhinë, korridor, banjë e ambiente ndihmëse”. Tabela A përcakton se një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2.
Vendimi përcakton se familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i garantëve të rindërtimit ose programi i fondit të banesave.
“a) Sipërfaqja e banesës që i kalohet në pronësi përfituesve, në ndërtesat e realizuara në kuadër të programit të zhvillimit të zonave të reja ose në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Përfituesit ruajnë të drejtën e pronësisë për truallin e shtëpisë individuale, përveç rastit kur për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit prona truall shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.
Një tjetër rast është ai kur zona e re për zhvillim do të realizohet me shtëpi banimi individuale, familjet përfitojnë në pronësi shtëpi individuale banimi me sipërfaqe ndërtimi që llogariten sipas tabelës B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
“Në këto raste, përfituesit ruajnë të drejtën e pronësisë për sipërfaqen e truallit që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individuale të shembur me truallin e shtëpisë individuale banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimit, kjo sipërfaqe trualli shpronësohet ose kompensohet sipas parashikimeve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.
Në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”. Për shtëpitë individuale një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2.
/Monitor/