Tërmeti, Universiteti i Tiranës fillon mësimin më 10 dhjetor

Procesi mësimor në Universitetin e Tiranës rifillon më 10 dhjetor. Pas një ndërprerje disa ditore për shkak të situatës së tërmetit tragjik, rektorati i Universitetit të Tiranës ka nxjerrë urdhrin për rifillimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë kryesore të Universitetit të Tiranës. Në urdhrin që mban firmën e rektorit Mynor Koni, thuhet se drejtuesit kryesorë të UT të paraqesin propozimet konkrete për zëvendësimin e ditëve që nuk u zhvillua mësimi për arsye të pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Urdhri i përcillet për zbatim të gjitha njësive kryesore të Universitetit të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?