Termometri shënon -11°, si paraqitet gjendja e rrugëve në Korçë

Prania e akullit në disa akse rrugore në Korçë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Emergjencat Civile në qarkun e Korçës kanë bërë një përmbledhje të situatës, ku prej dy ditësh në këtë zonë kanë rënë dendura bore.

Sipas Emergjencat Civile aktualisht në qarkun e Korçës reshjet e borës janë ndërprerë, por problematike janë temperaturat e ulëta deri në -15° Celsius, të cilat kanë shkaktuar dhe probleme në disa akse rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjatë rrugëve nacionale situata paraqitet e mirë dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura. Qarkullimi i mjeteve bëhet normal, me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë ku kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri ne km 13, rekomandohet me zinxhirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar informacioneve të deritanishme, me energjinë elektrike nuk ka probleme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?