”Terra World”: Sali Berisha, personi më i klikuar në rrjetet sociale. Në llogarinë e Ramës ka shumë adresa fake

Rrjetet sociale janë një ”armë” e fortë, dhe si e tillë jo të gjithë politikanët në vend ia dinë vlerat. Drejtuesi i “Terra World”, Blerim Gjeladini, thotë se Sali Berisha është personi më i klikuar në rrjetet sociale në Shqipëri.

“Ne kemi bërë dhe një rankim në rang global, por dhe kombëtar kemi dy periudha, atë së fundmi, se kemi një ngjarje të re që është rikthimim e Berishës, i cili së fundmi është i pari.

Ai vazhdon të jetë i pari për klikime në Facebook, pastaj vjen zoti Rama dhe të tjerët. Kemi një matje interesante për primaret që kanë sjellë një aktivizim të opozitës, sidomos në FB që janë më lartë se politikanët e tjerë në Shqipëri. Edi Rama është i dyti, por ka një trend negativ, krahasim me reagimin për postime.

Trendi është me vetë personi. Mesatarja e reagimit është më e vogël se periudha paraprake. Ne aplikojmë një filtër. Është trend që njerëzit hapin fake account, algoritmi ynë i largon ato. Në llogarinë e kryeministrit ka shumë llogari false. Vetëm në gusht janë mbyllur 13 mijë llogari false. Shumë politikanëve iu ka rënë shumë ndjekja pasi kanë thyer rregullat e rrjetit social”, tha Gjeladini.

 

SHKARKO APP