Terror me armë në mes të “Kombinatit”

Të shtëna me armë janë dëgjuar rreth orës 20:15 minuta të mbrëmjes së sotme në zonën e Kombinatit, Tiranë.

Burime nga policia thanë se, dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit”.

Policia e ka identifikuar autorin e të shtënave si Altin Danin dhe po punon për kapjen e tij.

Nga të shtënat nuk ka asnjë të lënduar. Ngjarja ndodhi pas konfliktit me pronarin e një lokali.

SHKARKO APP