Terrori përmes fotove me 127 të vrarë në Paris, ISIS: Kjo është për Sirinë!

 

Parisi, kryeqyteti dhe zemra e Europës, tronditet nga terrorizmi. Po ashtu bota mbarë dhe paqja është tronditur pas sulmeve terroriste.

Të paktën 127 vetë janë vrarë dhe me dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur pas sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmjen e djeshme në zemër të Parisit.

Presidenti i Francës, Francois Hollande tha se ISIS qëndron pas “akteve të luftës” që u morën jetën të paktën 127 njerëzve të pafajshëm.

Terroristët hapën zjarr në restorant dhe në hodhën bomba në stadiumin e Parisit, kur po luhej ndeshja miqësore mes dy shteteve më të fuqishme të kontinentit, Francë –Gjermani.

Pamjet rrëqethëse. Videot dhe fotot shfaqin njerëz të masakruar në “Bataclan” dhe gra e fëmijë që hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar sulmeve.  

Franca deklaroi gjendjen e emergjencës pas sulmeve, ndërsa kufiri është blinduar për kontroll.

Gjithashtu presidenti Hollande deklaroi tre ditë zie kombëtare.     

Terroristët para se të kryenin aktet thërritën “Allah Akbar” dhe “kjo është për Sirinë” dhe më pas hapën zjarr, tha për mediat e huaja një dëshmitare okulare.

Pamjet shokuese nga terrori  kanë tronditur jo vetëm Francën, por botën mbarë.

Këto sulme janë marrë pak muaj para se të zhvillohen finalet e Europianit 2016, ku edhe Shqipëria shënoi kualifikimin historik në këtë event.

 Ky ishte sulmi më i përgjakshëm në Europë, pas  bombave që u vendosën në një tren në Madrid, në vitin 2004.

A.M/Koha Jonë

SHKARKO APP