Terroristët e ISIS kërcënojnë me pushtimin e Ballkanit

 

Në një video të publikuar në Youtube ISIS kërkcënon se do të pushtojë Ballkanin. Në shenjestër janë dy vende; Shqipëria dhe Serbia. Objektivi i parë është Serbia. Terroristët e ISIS e quajnë atë qendrën e Ballkanit. Pas rënies së Serbisë ISIS planifikon të pushtojë edhe Shqipërinë, Bosnje – Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Videomesazhi i publikuar më 15 korrik është në gjuhën arabe dhe me titrim në serbo –kroatisht.
Në të i kërkohet Ballkanit që të gëzohet pasi ditë më të mira po vijnë me mbërritjen e kalifatit islamik. Kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon Ballkanin.

Nga rajoni ynë qindra persona i janë bashkuar ISIS –it në luftën që po bën në Siri e Irak. Disa prej tyre janë vrarë në luftime. Celula rekrutimi të xhihadistëve besohet se ekzistojnë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi e Bosnje – Hercegovinë. Një e tillë u shkatërrua vitin e shkuar në Shqipëri. 9 persona janë në pranga. Në fillim të vitit mbi 40 persona u arrestuan në një operacion në Kosovë. Edhe në Bosnje janë arrestuar me dhjetëra rektutues të xhihadistëve.

Edhe pse një pushtim i Ballkanit nga ISIS duket më shumë fantazi, rrezikun e rajonit nga ISIS po e artikulojnë çdo ditë e më shumë edhe politikanët. Rasti i fundit ishte ai i kryeministrit Rama, në konferencën për shtyp me kancelaren Merkel. 

 

SHKARKO APP