Terroristët në Francë kanë përdorur edhe karta shqiptare telefoni
Në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ka një numër të kampeve terroriste me intensitet të ulët, aty rekrutohen njerëz dhe bëhen pjesëtarë të ISIS-it, thuhet në një raport konfidencial të policisë francize se terroristwt kishin karta telefona edhe nga Shqipwria.
Po ashtu, sipas këtij raporti, Abdeslam Ibrahim dhe terroristë të tjerë kishin sim-kartela të Shqipërisë e Kroacisë.
Në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona “Samsung”, dhe në njërin nga ta kishte kartelë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë, transmeton klankosova.
Ku dhe si janë blerë kartelat, ajo nuk është bërë e njohur ende. Po ashtu nuk dihet nëse terroristët ishin vetëm kalimtarë në këto shtete, kur i kanë blerë kartat.
Po ashtu raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me “Samsung” dhe “Google” shkruan Express.
Nga dokumentet po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulacen, një i afërm i njërit prej terroristëve të cilët vdiqën gjatë sulmit në Saint-Denis afër Parisit, disa herë ka folur me një numër telefoni celular në Kroaci.
KOHA JONË SONDAZH

