Terroristët vranë mbi 32 mijë persona në 2014-n

 

“Global Terrorism Index”, shkruan në raportin e tij për vitin 2014 se brenda këtij viti janë vrarë nga terroristët 32.658 persona, rreth 80% më shumë në krahasim me vitin 2013.

Terroristët e “Boko Haram” kanë vrarë 51% të totalit të viktimave. Tetë në dhjetë të vdekur janë regjistruar në Afganistan, Irak, Nigeri, Pakistan dhe Siri.

“Boko Haram” konsiderohet si grupi terrorist më i pamëshirshëm në vitin 2014, duke shkaktuar 6.644 viktima në Nigeri, Kamerun dhe Çad.

ISIS ka shkaktuar 6.073 viktima në Egjipt, Irak, Liban, Siri dhe Turqi.

Talebanët kanë vrarë 3477 persona në Afganistan dhe Pakistan, ndërsa grupi “Al-Shabaab” ka shkaktuar 1.021 të vdekur në Etiopi, Kenia dhe Somali.

Numri më i madh i viktimave numërohet në Irak, plot 3.370 sulme terroriste që kanë shkaktuar 9.929 i viktima.

SHKARKO APP