Terroristi i Barcelonës, fans i Noizyt
Një ngjarje me të vërtetë e pabesueshme ka dalë në dritë vetëm pak momente më parë.
I arrestuari nga policia spanjolle si autor në masakrën e ndodhur sot në barcelonë, i quajtur Driss Oukabir, rezulton se ka një lidhje më këngëtarin shqiptar Noizy.
Nuk bëhet fjalë aspak për një lidhje sentimentale por për faktin se disa ditë më parë, përkatësisht në datë 09 gusht 2017, ky person ka shpërndarë në profilin e tij këngën “AK47” të këngëtarit shqiptar.
Ky fakt është publikuar nga shumë media ndërkombetare.
Policia spanjolle ka identifikuar dhe ndaluar të riun që mori me qera një furgon për të kryera aktin terrorist në Barcelonë ku u vranë 13 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.
Driss Oukabir me origjinë marokene lindur në Marsejë, por që jetonte në Spanjë.
Për momentin nuk është e qartë nëse ishte ai në drejtim të furgonit. Policia ka ndaluar edhe një tjetër person emri të cilit nuk bëhet i ditur.
Pëlqente Noizyn
Në faqen e tij në Facebook, Driss Oukabir postonte mbi të gjitha video muzkore të grupeve arabe dhe dhe Rap.
Një nga të fundit është “Ak47” e reperit shqiptar Noyzit. (foto me poshte) Në qershor kishte postuar edhe një video të pushtimit të territoreve palestineze.
Në përgjithësi nuk ka postime që ta lidhin me grupe terroriste megjithëse sullmi është marrë përsipër nga ISIS. Për momentin faqja e tij në Facebook është bllokuar.
KOHA JONË SONDAZH

