Terrorizmi, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Rama i raporton Nishanit

 

Presidenti Bujar Nishani ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në kuadër të masave ndaj sulmeve të mundshme terroriste.

Selia e kreut të shtetit ka bërë me dije, se  zoti Nishani do të mbajë fjalën e hapjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas do të raportojë kryeministri Edi Rama, dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ky i fundit do të referojë për angazhimet dypalëshe rajonale në betejën kundër terrorizmit, edhe pas konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Tahiri do të flasë për masat e marra në vend në kuadër të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve. Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo dhe drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika do të japin gjithashtu informacione në këtë kuadër.

Në fund, rreth orës 19.00, Presidenti Nishani do të bëjë konkluzionet e mbledhjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?