Terrorizoi Francën për më shumë se 5 vite, dënohet me burg ‘skifteri’ shqiptar

Një 38-vjeçar shqiptar u dënua me katër vjet burg për 72 grabitje dhe tentativa grabitjeje, midis korrikut 2019 dhe dhjetorit 2024, në të gjithë Francën. I.D ishte kthyer në tmerrin e banorëve në disa zona të Francës.

Sipas mediave franceze, ai kishte organizuar dhe realizuar dhjetëra grabitje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Prokurorët thanë se ai ishte një ‘hajdut profesionist’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dodaj u arrestua më 24 dhjetor 2024 në Belgjikë, ndërsa po bëhej gati të fluturonte për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga gjyqtari hetues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se aktiviteti kriminal ishte i shtrirë në disa zona dhe se i dënuari kishte kryer vjedhje të shumta për një periudhë të gjatë, derisa u arrestua dhe u nxor para drejtësisë.

Pas shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi dënimin me 4 vite burg të plotë, duke e konsideruar të rëndë numrin e madh të veprave penale dhe përsëritjen e tyre në disa rajone të vendit.

Ky është një tjetër rast i trajtuar nga drejtësia franceze në kuadër të luftës kundër vjedhjeve dhe krimit të organizuar, ku autoritetet po ashpërsojnë masat ndaj autorëve të veprave penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?