Test edhe për drogën në timon

Aksidente të rënda edhe me pasoja për jetën, janë shkaktuar nga drejtues mjetesh të droguar, dhe së shpejti pritet të aplikohet për herë të parë testi për narkotikët. Policia Rrugore ka kryer procedurat për blerjen e këtij modeli drageri, i cili arrin të konstatojë deri në 8 lloje subtancash narkotike.

Ndryshe nga testi alkoolit, ku drejtuesve të mjeteve u kërkohet të fryjnë aparaturën, për testin e drogës në pak sekonda atyre u merren nga goja mbetje që analizohen nga drageri.

Një drejtues mjeti që konstatohet nën efektin e narkotikëve në bazë të Kodit Rrugor ndëshkohet me gjobë deri në 50 mijë lekë, si dhe i hiqet patenta deri në një vit dhe për rimarrjen e saj duhet të paraqesë vërtetim mjekësor toksikologjik që është i pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në varësi të masës së përdorimit të substancave të palejuara, apo pasojave drejtuesi i mjetit rrezikon edhe arrestimin në flagrancë. Përdorimi i testit të drogës për drejtuesit e mjeteve aplikohet pothuajse në të gjithë vendet e zhvilluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?