Test negativ për Covid-19 ose 500 paund gjobë, Britania e Madhe masa të rrepta për shqiptarët
Prej disa javësh ashtu si shumë shtete të tjera edhe vendi ynë ka ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe që pas shfaqjse së mutacionit të ri të koronavirusit i cili përhapet me shpejt se i zakonshmi. Para pak ditësh Komiteti i Ekspertëve njoftoi se ky pezullim do të vijojë deri më datë 18 janar. Por ditën e sotme Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka njoftuar se të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt këtij shteti, nga java e ardhshme duhet të kenë një test negativ të Covid. Pavarësisht rezultatit të testimit të gjithë qytetarët do të duhet që të qendrojnë për një periudhë 10 ditore në karantinë, në të kundërt do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 £.
Njoftimi i ambasadës britanike:
Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani! Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes. Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 £. Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit.