Testet e shpejta në Kodër-Kamëz, dalin me virus 30%

Qendra shëndetësore e Kodër-Kamzës, është një prej 6 pikave ku kryhen testet e shpejta me referim nga mjeku i familjes. Drejtoresha Merita Kote, thotë se nga testet e kryera deri më tani 30% kanë rezultuar pozitiv për Covid-19.

“Fluksi është konstant. Pacientët referohen nga mjeku i familjes me anë të sistemit elektronik, datë dhe orën për testin e shpejtë. Fasha e orarit 10-16. Te fasha oraresh dhe data nuk kemi përplasje. Në këto ditë përafërsisht gati 30% e testeve që janë bere kanë dalë pozitiv”, tha Kote.

Stafi në qendrën shëndetësore është trajnuar për testin e shpejtë, që u kryhet qytetarëve deri në ditën e pestë të shenjave klinike. Në këtë pikë testimi referojnë mjekët e familjes të qendrave shëndetësore: Paskuqan, Kamëz, Bathore, Kodër-Kamëz, Bërxull, Prezë dhe Vorë.

SHKARKO APP