Testet e shpejta nuk e njohin variantin Omicron. Ish-drejtori ekzekutiv i EMA-s: 40 % e përgjigjeve dalin false negative

Varianti Omicron ka “mbërthyer” shumë shtete të Evropës dhe botës, e sipas ekspertëve nuk do të jetë e largët dita që ajo të bëhet mbizotërues ndaj variantit tjetër të COVID-19, Delta-s.

Mirëpo, në një kohë që shtetet po përballen me flukse infektimesh, tamponët e shpejtë, mund të bëhen të padobishëm. Kambana e alarmit është ndezur nga profesori italian Guido Rasi, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave.

Në një prononcim për “La Stampa”, Rasi thotë se varianti i ri Omicron, ka të ngjarë t’i shpëtojë më shpesh diagnostikimit të testeve të shpejta.

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.

Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “false negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të.

SHKARKO APP