Testet serologjike, mjeku apel të fortë: Janë të pasigurta

Teste, vaksina dhe ilaçe, janë fjalët kyçe më të kërkuara në google ka njerëzit në të gjithë botën dhe sigurisht që shpresa që lufta me Covid-19, do ta fitojmë është e madhe por që duhet pasur kujdes. Pikërisht për kujdes flet edhe mjeku mikrobiolog në Kosovë, Lul Raka.

Ky i fundit ndër të tjera ka folur për testet serologjike, për të cilat bëri apel që të tregohet kujdes i madh, pasi një pjesë e tyre janë të pasakta dhe kjo qasje çon në konkluzione të gabuara.

“Ne i përcjellim trendet botërore dhe e dimë se një prej problemeve është validiteti i testeve serologjike. Një pjesë e tyre që janë në treg nuk kanë saktësim. Duhet të kemi kujdes se çfarë teste përdorim sepse kjo na çon në konkluzione të gabuara. Mendoj se puna jonë është me parandalimin se sa me teoria konspirative. Për ne si doli në laborator si nuk doli, ne duhet të ballafaqohemi me pasoja. Koha do të tregoj se kush ka pasur të drejtë. Dyshimi për ne është pjesë e pandashme dhe prioritet. Informatat për Covid-19 ka shumë të panjohura, prandaj ka paqartësi dhe frikë në popullatë”.

SHKARKO APP