Testi i drogës, kryepolici Nano: Jo penalizime të efektivëve pa u bindur
Aktualitet E Premte, 10 Dhjetor 2021 17:34
Çdo efektiv i cili ka rezultuar pozitiv në testin e drogës, nuk do të ketë masa penalizuese për momentin. Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, tha se nuk do të ketë përjashtime pa u bindur në përfshirjen e policëve. Në përfundim të konferencës, kreu i Policisë së Shtetit u pyet dhe për personat me precedentë që i fshihen drejtësisë në Dubai, ndërsa u shpreh se për çështjen e ekstradimeve po punohet.