”Testi i idiotit”, ekspertët: Reduktim të aksidenteve

”Testi i idiotit”, i propozuar nga Ministria e Brendshme, shihet si nismë pozitive nga ekspertët rrugor dhe të shëndetit mendor. Psikologët shprehen se numri it ë prekurve nga çrregullimet mendore është në rritje, ndërsa ekspertët e rrugëve thonë se implementimi i nismës, mund të ulë numrin e aksidenteve.

Eksperti i rrugores, Gëzim Hoxha, thiotë se ”Patjetër që do të sjellë ulje të numrit të aksidenteve, sepse normalizimi i njerëzve dhe shmangia e njerëzve që janë të sëmurë apo kanë tronditje, do të sjellë atë që në rrugë të qarkullojnë vetëm njerëz normal. Edhe infrastruktura ka të metat e saj që duhen parë”.

Të prekurit nga sëmundjet depresive apo të sistemit mendor, sipas psikologes Entela Binjaku janë në rritje, ndaj dhe testi i idiotit, sipas saj, duhet implementuar menjëherë. ”Në përditshmërinë tonë rastet e depresionit nuk mungojnë, rastet e çrregullimeve nuk mungojnë, edhe rastet obsesive nuk mungojnë. Nuk besoj se jashtë këtyre çrregullimeve janë edhe drejtuesit e automjeteve”.

Disa nga propozimet e ekspertëve, nisur dhe nga modeli gjerman, konsistojnë në kontrollin mendor të shoferëve në rastet e përsëritjeve të shkeljeve rrugore apo aksidenteve. Modeli i ”testit të idiotit”, aplikohet në disa vende të Bashkimit Europian dhe përmban 50 pyetje që tregojnë shëndetin mendor të shoferëve. Nëse testi nuk kalohet, atëherë leja e drejtimit hiqet për një kohë të pacaktuar.

SHKARKO APP