Testi i shpejtë në kufijtë e Shqipërisë më i shtrenjti në botë, Tomini: Janë licencuar 10 kompani private

Kushdo që do të hyjë në Shqipëri duhet të ketë pasaportë vaksinimi, test PCR negativ ose do të karantinohet për 10 ditë. Kjo ka bërë që në pikat kufitare të hapen zona testimi për ”rapid test”, që i bëjnë vetëm disa kompani private dhe janë më të shtrenjtat në rajon dhe botë ku shkojnë deri në 25 euro.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugen Tomini thotë se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret që duhen respektuar për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë.

“Rekomandimet e komitetit të eksperteve kanë qenë se një ndër kriteret është testi PCR dhe që nga 30 gushti deri tani njoftimi i popullatës si brenda dhe jashtë vendit për kriteret që duhet të plotësojnë kanë një informacion paraprak. Njerëzit duhet të kenë me vete një test PCR ose test të shpejtë me vetë dhe nëse shqiptarët që nuk e kanë dhe i kapur hyra në fuqi e masave në kufi do të karantinohen për 10 ditë. Për sa i përket licencimit të laboratorëve jopublik janë në ëeb-in e Ministrisë së Shëndetësisë të 10 laboratorët e licencuar që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të kryer testin e PCR dhe atë të shpejtë në bazë të monitorimit nga strukturat përgjegjëse që bëjnë licencimin e tyre”, tha Tomini.

Në Itali nuk shkon më shumë se 15 euro, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.Në lidhje me liberalizmin e tregut për bërjen e këtyre testeve të shpejta kudo, Tomini këmbënguli se vetëm kompanitë e licencuara kanë pasur aftësinë të plotësojnë kriteret që duhet për testit ndaj Covid-19.

SHKARKO APP