Testimet masive, Strazimiri: Gjynah që vdekjet që shkakton qeveria ecin më shpejt se SPAK-u

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e drejtoreshës së ISHP-së, Albana Fico, e cila lajmëroi pak më parë nisjen e testimeve masive në vend.

Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri teksa thekson se kjo nismë vjen 8 muaj pas thirrjes publike të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, shprehet vdekjet që shkakton qeveria ecin më shpejt se SPAK-u, i cili duhej të kishte nisur hetimet me kohë për këtë ccështje.

“* 8 muaj pas kërkesës së Lulzim Bashës,

* 922 të vdekur më pas (sipas qeveriut),

më në fund TESTIM MASIV!!!

Edhe sikur Shqipëria të kishte pas shqiptarë më shumë se ç’ka kinezë Kina (jo më bota), sot dikush duhej të ishte nën hekura…

Gjynah që vdekjet që shkakton qeveria ecin më shpejt se SPAK që “ecën ngadalë, por me hapa të sigurtë” …

Çështje fati… shqiptarët

* “kanë qëllu jetëshkurtër” …

Ose

* ….dritëshkurtër…”, thekson ish-ligjvënësi demokrat, Gent Strazimiri.

SHKARKO APP