Testimet në Shqipëri, Shehu: Sa në Afrikë, të ndryshojë strategjia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se nevojiten më shumë testime, e cila ndihmon në hapjen e vendit. Sipas tij, niveli i testimeve është sa në Afrikë. Nga ana tjetër, Shehu thekson se mungon strategjia dhe madje ngre shqetësimin se informacioni nuk është i qartë.

”Në Shqipëri ka një numër shumë më të madh të prekurish krahasuar me ato shifra të Ministrisë. Kjo është e lidhur me numrin shumë të vogël të testimeve, i cili është në të njëjtat nivele me vendet e Afrikës. Po ashtu, lidhet edhe me mungesën e plotë të testimit imunologjik, i cili këtu te ne është i bllokuar. Ky testim mund të realizohet në disa laboratorë të vendit. Për të realizuar atë që ka thënë OBSH-ja, ndryshimin e strategjisë, duhet kaluar nga një strategji mbrojtëse, në një strategji aktive, e cila ndihmon edhe në hapjen sociale. Po të shikosh të dhënat e ditëve të fundit, ka diçka kaotike dhe kjo ka lidhje me mosndjekjen siç duhet të kontaktit. Kjo lidhet me mosmarrjen e informacionit të qartë të simptomave që kanë njerëzit. E gjitha kjo ka ardhur nga mungesa e strategjisë, për të centralizuar çdo gjë në një dorë. Kjo sjell edhe dyshime te shifrat. Duhen shumë struktura të punojnë paralelisht”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?