Testimi i gjerë i popullatës, OBSH: Jo i dobishëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e njohur si OBSH-ja ka bërë një deklaratë të re në lidhje me procesin e testimit të popullsisë për koronavirusin. E ndërsa përsërit se testimi i rasteve me Covid-19 dhe nxjerrja e shpejtë e rezultateve është shumë e rëndësishme për të kontrolluar pandeminë, OBSH shprehet se testimi i gjerë i popullsisë jo gjithmonë është i dobishëm.

Epidemiologia Maria Van Kerkhove deklaroi se agjencia rekomandon testimin e rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre nëse është e mundshme, në të kundërt i gjithë fokusi duhet të jetë te personat me simptoma.

Kreu i programit për emergjencat, Mike Ryan vlerëson se një program i gjerë testimi për popullsinë shpenzon një sasi shumë të madhe resursesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?