Testimi i infermierëve, MSH: Përjashtohen 2 kategori nga testimi

Ministria e Shëndetësisë është e vendosur për të realizuar testimin e bluzave të bardha. Infermierët e  2 materniteteve të Tiranës dhe ato të Sanatoriumit do ti nënshtrohen këtij vlerësimi profesional të premten e 24 korrikut. Më pas do të testohen infermierët e QSUT dhe të spitaleve rajonale që e çojnë ne 11 mijë  shifrën e infermirëve që pritet ti nenshtrohen testimit.

Milva Konomi: Fond ii pyetjeve me karakter të përgjithshëm, që janë pyetje që janë hartuar, por janë në përmirësim e sipër dhe fondi i pyetjeve me karakter të specializuar që ka të bëjë me specialitetet e ngushta që kryejnë infermierët në shërbimin e tyre shëndetësor.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Konomi thotë se nga testimi do te  përjashtohen dy kategori.

Milva Konomi: Kemi hequr burrat dhe gratë që duan 5 vjet të mbushin moshën e pensionit, por edhe ata që janë infermiere të lincesuar që e kanë eksperiencën profesionale rreth 1 vit.

Por a do të paguajnë infermirët para për këtë provim?

Milva Konomi: Nuk paguajnë asgjë, ky është një test i organizuar plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Alma Pulaj është një prej hartuesve të testit me 600 pyetje. Znj Pulaj thotë se testi ka pësuar ndryshime.

Alma Pulaj: Në pyetjet aktuale janë përmirësuar ose janë korrigjuar disa gabime gramatikore, dhe ndoshta disa reformime në kuptimin sa më të mirë, në mënyrë që infermierët ta knë më të lehtë ta kuptojnë dhe të përgjigjen.

SHKARKO APP