Testimi në matematikë për nxënësit e klasave të nënta

Nxënësit e klasave të nënta do të testojnë sot njohuritë e tyre në lëndën e matematikës. Testimi nis në orën 10.00 të mëngjesit dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Pas testit të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe, sot përmbyllen edhe provimet e klasave të nënta. Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në notë. Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur njeri-tjetri. Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?