Testimi praktik, nuk e kaluan 10% e infermierëve

Mbi 10% e infermierëve të rinj kanë rezultuar mbetës në provimin e aftësimit profesional, i cili njihet ndryshe si provimi i praktikës.

Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë ka publikuar listën me rreth 140 kandidatë, të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë me sukses, por që sipas rregullores, kanë të drejtë ta rijapin këtë provim.

Nëse i referohemi listës, ajo që bie në sy është fakti se pjesa më e madhe e mbetësve janë infermierë, ndërsa vetëm 12 kandidatë i takojnë specialitetit fizioterapi.

Ndërkohë që kandidatët e specialiteteve mami, teknikë laboratori, teknikë imazherie dhe logopedi rezultojnë kalues.

Kalimi me sukses i provimit të praktikës është një kusht për hyrjen në Provimin e Shteti, i cili është kusht për ushtrimin e profesionit.

SHKARKO APP