Testimi/Siguria në Rinas lë për të dëshiruar (VIDEO)

Dy ditë pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit News 24 ka bërë një testim në një prej dyerve të tij, shumë pranë pistës për të parë se për sa minuta do të reagonte kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë.

Pavarësisht se pas grabitjes në vend ka një zhurmë mediatike dhe politike, na rezultoi se në Rinas, situata vijon të jetë e njëjtë. Dyert në rrethimin e aeroportit të cilat u shfrytëzuan nga grabitësit vijojnë të jenë të siguruara vetëm me një zinxhir, i cili mund të këputet mjaft lehtë me një gërshërë metalike. Në këto dyer nuk ka të instaluara kamera që të ketë fushëpamje drejtpërdrejt mbi derën, ashtu siç edhe duhet të ishte.

Grabitja/Siguria në Rinas lë për të dëshiruar, çfarë zbulon News24

Grupi i xhirimit të News 24 shkoi pranë portës në orën 11.53 dhe qëndroi aty derisa pranë derës mbërriti një automjet i kompanisë ICTS me një punonjës sigurie në orën 11.57.

Kompanisë së sigurisë iu deshën 4 minuta të reagonte, aq sa iu desh edhe 5 grabitësve pasditen e së martës për të marrë nga barku i avionit thasët me para dhe për tu larguar në drejtim të paditur.c

SHKARKO APP