Testohen 11 persona në Sarandë, 7 rezultojnë negativë, për 4 priten përgjigjet

Në Sarandë janë testuar deri më tani për koronavirus 11 persona.

Nga këto 7 kanë rezultuar negativ, ndërsa për 4 prej tyre priten përgjigjet e testeve, raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj.

Këtë gjë e ka bërë të ditur DVDHP Sarandë.

Ndërkohë bizneset janë të mbyllura, por qytetarët vazhdojnë të lëvizin në rrugë.

Saranda është një qytet që akoma nuk ka të prekur me koronavirus deri më tani, çka ka bërë që shumë qytetarë nga Tirana dhe Durrësit disa ditë më parë të shkonin në këtë qytet.

SHKARKO APP