Testohen 17 persona këtë të shtunë në Elbasan për COVID-19, ja si rezultuan
Në qytetin e Elbasanit pas shfaqjes së rasteve të fundit të prekurve nga Koronavirusi gjatë të shtunës u janë kryer testimet 17 personave mes të cilëve njëri ishte ritestim.
Edhe për 17 të fundit testi ka rezultuar negativ , ndërkohë që edhe 34 testime të tjera të kryera të enjten dhe të premten rezultuan gjithashtu negative.
Fatmirësisht që nga mesjava në Elbasan nuk ka patur raste të reja të personave të prekur nga Covid 19.Deri tani në këtë qytet 15 persona janë prekur nga Covid 19 dhe që të gjithë rezultojnë se janë pjesë e një zinxhiri infektimesh në një Restorant pranë Gjykatës së Elbasanit.
Nga ky grup , tre prej tyre tashmë janë të shëruar plotësisht, ndërsa gjendja e 12 të tjerëve është drejt përmirësimit.