Tetë të arrestuar nga policia, në telashe dhe një femër. Çfarë ndodhi në Tiranë brenda pak orëve

Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë Tiranë brenda pak orëve dhe u procedua penalisht edhe një femër, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin K. H., 36 vjeç dhe proceduar penalisht shtetasen L. R., 30 vjeç.

Pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 gr. lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 23 vjeç dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. N., 27 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Fatmir Haxhiu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. dhe biçikletën e shtetasit A. Th.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 18 vjeç, pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit në mjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri që shërben si përforcues grushti.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse gjatë natës, në fshatin Valias i Vjetër, ka tentuar të vjedhë në ambulancën mjekësore të fshatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore tek mbikalimi Harizaj-Lekaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen T. L.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• E. K., 25 vjeç dhe L. H., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

• K. L., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, te Bulevardi Blu, ka aksidentuar shtetasin R. M., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP