Tetë vite burg zviceranes, mashtroi agjentë të SHISH dhe disa biznesmenë

 

Dënohet me 8 vite burg Agnese Foure Maria Somma, që njihet si e dashura e ish-efektivit të Shërbimit Informativ, Genti Roshi dhe administratoria e dy kompanive “IXY Prelude Evolution” dhe “Crofin Swiss Management”.

 Zviceranja rezulton të ketë mashtruar dhe ish-drejtorin e SHISH në degën e Durrësit, Eduart Dake si dhe disa biznesmenë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri ajo njihet me emrin Anjeze Fure. Pasi u ka marrë një pjesë të konsiderueshme të parave të dhëna nga persona të ndryshëm është larguar nga Shqipëria, ndërkohë procesi penal kundër saj, ka vijuar në mungesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Gjykatën e Tiranës, janë zhvilluar 12 seanca gjyqësore, ku në fund prokurori i dosjes Etion Kapo, kërkoi dënimin e shtetases zvicerane me 12 vite burg. Edhe gjykata vendosi ta dënojë atë me 12 vjet për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha financiare”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar zvicerania u dënua përfundimisht me 8 vjet burg.

Anjeze Fure është shpallur fajtore për rreth katër raste ku mësohet se ka mashtruar ish-drejtorin e SHISH-it, Eduard Dake, të cilit i ka marrë edhe 30 milion lekë dhe 6 milionë lekë të tjera i kishte marrë i dashuri i saj Genti Roshi, ky i fundit i përfshirë në plagosjen e Eduart Dakes.

Personat e tjerë të mashtruar janë Kastriot Zaka, Aleksandër Jorgoni, Enkeleda Jorgoni dhe Mikaelo Terpo. Disa prej personave të mashtruar nga ana e zviceranes nuk janë paraqitur në gjykatë për të dëshmuar. Vendimi i dënimit të saj është dhënë nga Gjykata e Tiranës, pas kthimit të çështjes nga gjykata e Apelit Tiranë. Më parë kjo shtetase ishte dënuar me 11 vite burg për të njëjtën akuzë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?