Tetori rozë, Fondacioni Spitalor i Nënës dhe i Fëmijës: Ne jemi këtu për t’ju mbështetur

Në kuadër të tetorit rozë-muajit të sensibilizimit të grave dhe vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit, Fondacioni Spitalor i Nënës dhe i Fëmijës organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me stafin e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” për të ftuar çdo grua gjatë muajit tetor të kryejë kontrollin e gjirit! Apeli për të gjitha gratë dhe vajzat ishte: Ne jemi këtu për t’ju mbështetur, ndaj merrni kohë të kryeni kontrollet e gjirit! Parandalo sa nuk është vonë! Dr. Aurel Kopeci sqaron se çdo grua nën moshën 40 vjeç duhet të bëjë kontrollin e gjirit çdo vit, edhe kur nuk ka shenja shqetësuese. Ndërsa për ato mbi 40 vjeç, një mammogram vjetor është vendimtar për ta zbuluar në kohë çdo problem.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?