Tetori rozë/ Mjekja: Diagnoza e hershme rrit mbijetesën ndaj kancerit të gjirit
Me nisjen e muajit tetor kemi hyrë zyrtarisht në muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit. Fjongoja rozë është simboli i këtij muaji që i kushtohet ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Mjekja onkologe, Dhurata Tarifa thotë se kanceri i gjirit është një sëmundje e kurueshme nëse zbulohet në stad të hershëm.
”Në vendin tonë ka një rritje të incidences dhe duhet e jemi shumë më vigjilent të kapin kancerin në fazat sa më të hershme. Kjo fillon me kujdesin e vet pacientes, që duhet të bëjë vetëkontrollin, çdo grua, kontrolli duhet të filloje që në moshën 30-vjeç e lartë, ka raste të rralla që mund të ndeshim tumore në mosha më të reja. Çdo grua sidomos mbi 40-vjeç duhet të bëjë kontrolle dhe vizita çdo vit tek mjeku. Gratë mbi 50 vjet të detyrueshme të bëjnë mamografi 1-2 vjet shpeshtësi”, tha Tarifa për Report Tv.
Gjatë viteve të fundit ka një rritje të sensibilizimi i grave për kontrolle më të shpeshta tek mjeku. ”Në vitet e fundit ka një ndryshim, rritje e ndërgjegjësimit të grave falë medias dhe punës së mjekëve duke dalë në media, që gratë të sensibilizohen më shumë se është në favor të tyre një diagnozë e hershme. Sensibilizimi si në popullësi qytetarë dhe në atë rurale ka një rritje, por më shumë duhet të ketë sidomos për popullsinë rurale, por vitet e fundit është rritur”, tha ajo.