“Tetori rozë”, Ogerta Manastirliu: Mamografitë do të kryhen deri në 8-të të mbrëmjes për 6-të ditë të javës gjatë gjithë muajit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ka vizituar Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku është instaluar mamografia e re. Për të rritur ndërgjegjësimin dhe aksesin në shërbimin e mamografisë, Ministrja e Shëndetësisë tha se gjatë muajit tetor, do të ofrohet shërbimi me orar të zgjatur.

Me këtë investim të ri, unë besoj që i kemi dhënë zgjidhje për gratë e kryeqytetit, sepse shmangen vajtjet nëpër spitale. Poliklinika është gjithmonë shumë më e aksesueshme për të bërë ekzaminime të shpejta. Dua të ftoj të gjitha gratë për të mos neglizhuar kontrollin ndaj vetes, për të vajtur tek mjeku i familjes, për të kryer vetkontrollin por mbi të gjitha për të kryer mamografinë. Është një ekzaminim falas që ofrohet në Tiranë në Poliklinikën Qendrore, në maternintetin ‘Mbretëresha Geralidinë’, në QSUT në Spitalin Onkologjik, ashtu sikurse në të gjithë spitalet rajonale në Shqipëri, çdo grua ka mundësi për të vajtur gjatë gjithë orëve të ditës, deri në orën 8 pasdite në çdo ditë të javës gjithashtu edhe ditën e shtunë deri në orën 2 të drekës, çdo grua mundet të vijë dhe të kryejë mamografinë falas“, bëri me dije Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?