Tetovë/Nxënësit mesazh prekës: Shqipëri, nuk thyhesh dot Ti
28 dhe 29 Nëntori, në vend të festës, janë ditë Solidariteti. Dita e Flamurit e gjeti Shqipërinë në dhimbje, pas tërmetit të së martës, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona, e qindra të tjerë u plagosën. Një gjest prekës, kanë bërë nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Mosha Pijade”, të cilët kanë shpalosur një flamur gjigant në nderim të festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe në shenjë solidaritet për viktimat nga tërmeti. Ata kanë kënduar Himnin e Flamurit, e ndërsa kanë formuar me koreografinë e tyre.
Mesazhi në fund të video-s
Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty! Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!