Tetuan ta vidhnin brenda në makinë, shqiptari “hero” i shpëton jetën gruas

Një tentativë vjedhje është regjistruar në Via Emidio Spinucci, në Itali ku një burrë ishte parë të sulmonte një grua brenda makinës së saj.

Mediat fqinje bëjnë me dije se burri kishte tentuar ta vidhte, ndërsa gruaja kishte nisur të bërtiste.

Fatmirësisht në afërsi të kësaj ngjarje po kalonte një shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, që kishte trembur dhe kishte larguar agresorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agresori kishte pretenduar se ajo ishte e dashura e tij, ndërsa kjo e fundit kishte bërë denoncim në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas denoncimit gruaja e kishte identifikuar personin, i cili më pas ishte arrestuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?