Teuta Hoxha: Enveri “kurdisi” takimin me mua

 

Nusja e Ilir Hoxhës, djalit të diktatorit Enver Hoxha, ka botuar një libër për marrëdhëniet brenda familjes së diktatorit.

Teuta Hoxha flet me superlativa në këtë libër për Enverin, të cilin e konsideron si një burrë shteti.

Ndërsa të gjitha akuzat ndaj tij, ajo i konsideron paçavure.

“Edhe në rastin e Enver Hoxhës, për të plotësuar jetëshkrimin e tij në mënyrë objektive, pa shtrembërime dhe trillime, kërkohet qëmtimi dhe grumbullimi i atij mozaiku të pafund të dhënash, që kanë të bëjnë me tërë figurën e tij, me jetën dhe veprimtarinë e tij, në planin njerëzor, psikologjik, shoqëror e politik, pasi ai ka qenë dhe mbetet një burrë shteti, që drejtoi vendin për gati gjysmë shekulli.

Nuk është një punë e lehtë, as punë gazetarësh, që, për interesat e tyre të ditës, botojnë paçavure, që vetëm ‘biografi’ nuk mund të quhen.

Në ndihmë të historianëve dhe studiuesve vjen edhe kontributi i të gjithë atyre që kanë jetuar dhe punuar me Enver Hoxhën, i atyre që e kanë njohur nga afër dhe që kanë treguar me gojë ose me shkrim ato copëza dhe fakte nga jeta e udhëheqësit, që shërbejnë për të njohur, për të kuptuar dhe për të vizatuar më mirë dhe më saktë profilin e gjithanshëm të tij”, thotë Teuta Hoxha në një intervistë për “GSH”.

SHKARKO APP