Teza e Kreshnik Spahiut: Do kërcasi huri në oborrin e PD

11 apo 18 dhjetor, dhe çfarë do të ndodh janë 2 pyetje që ende nuk kanë përgjigje për situatën në PD. Analisti Kreshnik Spahiu ka dhënë një tezë se si kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha mund të mbajë partinë dhe ish kryeministri Sali Berisha nuk do të ketë mundësi të ja marrë.

Spahiu thotë se Berisha ka vetëm një mundësi politike për të marrë partinë dhe të rrëzojë Bashën, ajo është të spostojë foltoren e 11 dhjetorit më 18 dhjetor, dhe aty të përballet me kundërshtarin e tij me votë. Po ashtu Spahiu bën një parashikim se çdo të ndodhë pas datës 18 dhe sipas tij janë tre zgjidhje!

“Foltorja e Berishës ka më shumë mbështetje dhe të gjithë jemi dakord që nëse nuk do kishin qenë SHBA, Berisha ka pasur mundësinë ta heqë për 24 orë, por këtu ndryshojnë raportet, sepse nuk flasim a ka popull në punë. Deri më sot strukturat drejtuese janë të diskutueshme sepse dëgjojmë një Berishë që ju bënë thirrje 4 nënkryetarëve të japin dorëheqjen, që i bën thirrje kryesisë që të japë dorëheqje, një Berishë që ka 50 deputetë kundra, i bën thirrje shumë drejtuesve që të marrin pjesë në foltore. Kur vjen puna te ata që kanë marrë poste ata e dredhin një çikë dhe janë me kryetarin. Çfarë do ndodhi mbas datës 18? Zgjidhjet janë tre: O do ketë zgjidhje politike, o do ketë me vendim gjykate, ose do ketë konflikt të dhunshëm që do kërcasi huri në oborrin e PD, se kush do marri atë parti”, shprehet Spahiu në “Top Channel”.

SHKARKO APP