“Tezja e kokainës”, Krimet e Rënda kërkojnë 15 vite burg

 

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burg për shtetasen Valentina Tufa, e njohur ndryshe edhe si “tezja e kokainës”, e cila akuzohet  për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Kjo shtetase ka qenë e bashkë-pandehur në këtë proces me shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, për të cilët ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me dënimin e tyre. Ndaj këtyre dy të pandehurve (Çela dhe Hysolli) është zhvilluar procesi me gjykim të shkurtuar. Ndërsa për shtetasen Tufa, procesi është zhvilluar me gjykim normal.

Aktualisht, e pandehura Valentina Tufa, gjendet e arrestuar nga ana e autoriteteve kosovare, pas aksionit të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, në përfundim të të cilit u zbuluan disa shtetas që kryenin trafik të lëndës narkotike të kokainës nga vende të ndryshme, në drejtim të Shqipërisë, Kosovës e më tej, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP