Tezja e tronditur flet pranë nipit të helmuar, nusja e tij ndërroi jetë
Tezja e Olsian Hajdarit, të riut nga Librazhdi, i cili u helmua bashkë me bashkëshorten e tij thotë se nuk janë në dijeni përse ka ndodhur ngjarje.
E tronditur, ajo thotë se për momentin janë të interesuar vetëm për shëndetin të 27-vjeçarit.
Olsian dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar nga nëna e djalit. Ata u dërguan menjëherë në spital, por vajza, 19-vjeçare nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa djali ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasan.
Ngjarja ndodhi në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku të rinjtë dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.