Tha se banori ka vdekur, ish-deputetja: Më informuan gabim por si nënë dhe grua…
Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, gjatë një prononcimi mëngjesin e kësaj të marte nga zona e ”Astirit”, tha se njëri nga banorët ka mbetur i vdekur por më pas u konfirmua se banori Mahmut Himallari është shëndoshë e mirë. Disa orë pas kësaj deklarate, në një postim në facebook, ish-deputetja thotë se e informua se ka ndodhur gjëma, se Himallari ka ndërruar jetë. Ajo thotë se në ato momente, si nënë dhe si grua, ajo nuk mund të rrinte pa folur. Teksa kërkon ndjesë për lajmin e shkaktuar, ajo nënvizon se: ”Njeriu nuk mund të rrijë pa reaguar, madje as pa u përfshirë emocionalisht, e sidomos kur ke 1 vit rresht që qëndron me ta, e në kulmin e përballjes me policinë dhe në një intervistë spontane, e rrethuar nga banorë të terrorizuar e dhunuar nga policia”.
Postimi i plotë
Per here te pare jam e lumtur, qe me informuan gabim. Sot e pame se si mundi, investimi, djersa dhe gjaku i banoreve te Unazes se Re, u hodh poshte, u percmua. Sot e pame edhe ndjeshmerine e qeverise, edhe per objektet qe ka bere shpronesimet dhe vlerat qesharake, shume larg vlerave te tregut.
Njeriu nuk mund te rrije pa reaguar, madje as pa u perfshire emocionalisht, e sidomos kur ke 1 vit rresht qe qendron me ta, e ne kulmin e perballjes me policine dhe ne nje interviste spontane, e rrethuar nga banore te terrorizuar e dhunuar nga policia. Qan hallet dhe brengat. Sigurisht qe te mbushen syte me lot, kur te marrin ne telefon disa nga banoret dhe te thone qe ka ndodhur gjema, se Mahmuti ka nderruar jete.
Fatmiresisht Mahmut Himallari eshte mire me shendet. Paste jeten e gjate qe tju tregoje nipave, mbesave dhe shqiptareve se njeriu ka force te perballoje gjithcka. Mahmuti eshte mire, po merr kurimin e duhur. Per here te pare jam e lumtur qe me informuan gabim. E pranoj qe duhet te isha treguar me e kujdesshme, por si nene, grua dhe nje mikesha e banoreve nuk mund te rrija e heshtur pas atyre telefonatave.
Nuk po justifikoj gabimin tim, por po ndaj lajmin qe Mahmut Hamllari eshte mire. I uroj sherim te shpejte dhe durim per te perballuar gjemen, qe tashme eshte e gjithe shqiptareve.
R.SH/Koha Jonë/