Tha se dosjen e Bashës do e çojë në Kongres, PD do padisë Evi Kokalarin: Po shpif

Partia Demokratike thotë se do të padisë Evi Kokalarin, pasi ajo deklararoi se kreu i PD-së Lulzim Basha ka “shitur” Sali Berishën për mbylljen e dosjes së lobimit rus.

Në takimin e sotëm me demokratët në Durrës, krah Berishës ajo tha se nëse Basha arrin dhe merr vizën amerikane, ajo do ta çojë dosjen në Kongresin Amerikan.

”Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën”.

Deklarata e plotë

Një spekulante politike, Evi Kokalari, guxoi sot të përsëriste përpara shqiptarëve shpifjet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

Autoritetet përgjegjëse me kërkesë të vetë Partisë Demokratike hetuan për 2 vite lidhur me shpifjen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, duke provuar në mënyrë ligjore dhe përfundimtare se ato ishin vetëm shpifje.

Ricikimi i të njëjtave shpifje, bëhet për të njëjtin qëllim, atë të mbajtjes në këmbë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

Për këtë arsye, Partia Demokratike do të padisë nesër penalisht për shpifje znj. Evi Kokalari, e cila mund të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzat e rreme me dëshmitarët e saj të rremë Edi Ramën dhe Taulant Ballën.

SHKARKO APP