Thaçi në Gjykatën Speciale, Bushati: Duhet ta ndajmë nga konspiracionizmi, ja dy çështjet që duhen diskutuar

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, doli sot para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku mohoi të gjitha akuzat e bëra ndaj tij, ndërsa analisti Andi Bushati tha se problemi në gjithë këtë situatë, është nëse do të ketë një gjykatë të drejtë që do t’i gjykojë apo jo.

Në studion e emisionit “Open”, ai tha se fakti që Thaçi po gjykohet është i rëndë, por shtoi se edhe Ramush Haradinaj shkoi po ashtu në Hagë.

Sipas tij, duhet hequr dorë nga teoritë konspirative, se kemi të bëjmë me një kult që po lufton Kosovën, ndërsa shtroi dy pyetje: “A ka pasur krime të pandëshkuara ën Kosovë, a duhet dhënë një përgjigje për këtë? A janë këta njerëz që kanë bërë këto krime?”

“Thelbi është qëndron apo jo akuza sepse u bënë 2-3 javë me debatin pak a shuam folklorikë, ‘a po prishet imazhi i luftës’,’ janë ca forca kulte që po luftojnë Ksovën’, etj. Për mua kjo është e thjeshtë,e rëndë, pro e thjeshtë, problemi është a do kemi një gjykatë që do i gjykojë në mënyrë të drejtë apo jo? Po të mendosh që kemi të bëjmë me konspiracion, që po e bën Serbia me Rusinë, që kanë rekrutuar edhe SHBA e Britani, do shkonim shumë larg. Debati duhet zhveshur nga konspiracionizmi. A ka pasur krime të pandëshkuara në Kosovë, a duhet dhënë nj përgjigje për këtë? A janë këta njerëz që kanë bërë këto krime? Ndoshta po, ndoshta jo, por këto duhen diskutuar”, tha ai.

SHKARKO APP