The Economist: ‘Lufta’ për Ballkanin NATO-Rusi

 

Kur më 2 dhjetor 2015 NATO-ja ftoi Malin e Zi për t’u bërë anëtarja e 29-të e aleancës ushtarake, Rusia reagoi me zemërim. Kjo ishte një “lëvizje haptas konfrontuese”, deklaroi ministria e punëve të jashtme dhe se Rusia do të “përgjigjej më të njëjtën monedhë”. Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për mbrojtjen dhe sigurinë Viktor Ozerov kërcënoi me anulimin e projekteve të përbashkëta ushtarake me malazezët. Kjo gjë i habiti malazezët pasi nuk ekzistojnë kurrfarë projektesh të tilla. Sipas ekspertit për marrëdhëniet ruso-ballkanike Dimitar Beçev (Bechev), midis retorikës dhe veprimeve të Rusisë, “ekziston një hendek i madh”.

15 vjet pas përfundimit të luftës Serbi-Kosovë, Rusia dhe NATO-ja vazhdojnë të luftojnë për ndikim në Ballkanin Perëndimor. Ushtria e Malit të Zi është e vogël, por anëtarësimi i saj do të thotë se një pjesë e vogël, por e rëndësishme e bregdetit Adriatik do t’i dorëzohet kësaj aleance. Gjiri i saj strategjik i Kotorrit (shih hartën) dikur ishte vend-bazimi i forcave detare ushtarake, edhe më parë – i atyre austro-hungareze. Shqipëria dhe Kroacia hynë në NATO-n në vitin 2009. Tani në hartë do të mbushet edhe një tjetër zbrazësi.

Në vitin 2014, në Malin e Zi 30% e pushuesve vinin nga Rusia – kjo më së shumti shpjegohet më se faktin Mali i Zi është i vetmi shtet në bregun verior të Mesdheut, ku ata nuk kanë nevojë për vizë. Rusët kanë investuar shumë këtu dhe lidhjet historike të këtyre vendeve datojnë më shumë se 300 vjet më parë. Por asgjë prej gjithë këtyre gjërave nuk e detyroi qeverinë malazeze të hiqte dorë nga mbështetja e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, lidhur me situatën në Ukrainë, sikurse vepruan Bosnja, Serbia dhe Maqedonia.

Pas hyrjes së Malit të Zi në NATO do të mbeten katër shtete, që ndodhen mes anëtarëve të aleancës, por që nuk janë ende nuk kanë hyrë në të. Ambiciet e Maqedonisë për anëtarësim janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes të mosmarrëveshjes së saj 25-vjeçare që ka me Greqinë rreth emrit. Në Bosnjë deri tani ka shumë divergjenca të brendshme. Zyrtarisht Kosova nuk ka ushtrinë e vet, por që nga viti 1999 siguria e saj garantohet nga trupat e NATO-s. Mbetet vetëm Serbia, ku aleanca nuk ka popullaritet, për shkak se gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999 avionët e NATO-s e bombarduan për dhjetë javë.

Nga pikëpamja ushtarake zyrtarisht Serbia ruan asnjanësinë. Dy vitet e fundit trupat serbë kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta me ato ruse, por, duke gjykuar nga njoftimet e mediave, Serbia ka qenë e baraslarguar nga Rusia dhe NATO. Ndonëse pikërisht këtë pozicion qeveria serbe përpiqet t’i ngulisë popullit të vet, kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me të situatën e vërtetë të gjërave.

Janarin e vitit të kaluar Serbia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me NATO-n. Që nga viti 2006 trupat e saj u stërvitën nga Garda Kombëtare amerikane e Ohajos. Ajo shumë më shpesh merr pjesë në stërvitjet me vendet e NATO-s sesa me Rusinë. Sipas analistit ushtarak serb Daniel Sunter, Serbia tani është “një partner shumë i ngushtë” i aleancës perëndimore. Për sa i përket tregtisë, Rusia është një furnizues i madh i gazit në rajon, por në sfera të tjera partneri kryesor tregtar është BE-ja. Planet e Rusisë për ndërtimin e gazsjellësve të rinj në këtë rajon nuk u realizuan.

Gjithsesi në Ballkan ndjehet ende prania e Rusisë. Agjencia “Sputnik” e financuar nga qeveria ruse transmeton lajme në radio-televizione në gjuhën serbe, duke konkurruar me agjencitë perëndimore. Në korrik, me kërkesën e Serbisë, Rusia vuri veton ndaj një rezolute të propozuar nga Britania e Madhe në OKB, që kishte të bënte me masakrën e forcave serbo-boshnjake në Srebrenicë në vitin 1995. Për sa i përket Maqedonisë, në maj zyrtarët rusë deklaruan se demonstratat kundër qeverisë maqedonase ishin pjesë e një komploti perëndimor.

Megjithatë, në tetor qeveria e Malit të Zi akuzoi Rusinë se pikërisht ishte kjo e fundit që i organizoi këto demonstrata. Mes serbëve dhe malazezëve Rusia shfrytëzon popullaritetin, por ajo është shumë larg. Kaluan tashmë 12 vjet qëkur trupat rusë hynë në përbërje të misioneve paqeruajtëse në Ballkan; sipas zotit Beçev, tërheqja e tyre u perceptua si dëshmi e asaj që Rusia ia dorëzoi Perëndimit këtë rajon. Tani, thotë ai, ndonëse qeveritë e Ballkanit gjithmonë do të përpiqen të bëjnë marrëveshje të ofruara ,në aspektin e sigurisë, sa më të volitshme, “ata gjithmonë do të zgjedhin Perëndimin”. /the economist/

SHKARKO APP